Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranësira të lehta, por gjatë mesditës vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje në pjesën më të madhe të vendit, ku parashikohet që reshje të pakta shiu të karakterit lokal të ketë dhe në zonat bregdetare.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat nga 7 deri në 26 gradë Celsius.
