Revista prestigjioze Forbes ka ulur nga klasifikimi i saj ylline reality show dhe sipërmarrësen Kylie Jenner nga lista e saj e miliarderëve dhe akuzon familjen e saj për fryrje të vlerës së biznesit të saj të kozmetikës.
Forbes thotë se familja e saj u përpoq në mënyrë të pazakontë të paraqiste Kylie si më të pasur se sa ishte realisht. Por në një postim në Tvvitter Jenner ka hedhur poshtë artikullin duke i quajtur “deklarata të pasakta dhe supozime të paprovuara”.
“Asnjëherë nuk kam kërkuar ndonjë titull ose jam përpjekur të jem në atë listë. Unë mund të përmend një listë me 100 gjëra më të rëndësishme tani se sa të përcaktoj sa para kam”, vijon ajo.
