Ka shkuar në tetë numri i të infektuarve me koronavirus në Mat me dy raste të reja.
News 24 bën të ditur se pas 6 rasteve një ditë më parë, rastet e reja janë raste kontakti në familjet që u konfirmuar ditën e shkuar.
Ndërkaq, bashkia e Matit ka nisur dezinfektimin e mjediseve të banimit të rasteve të shfaqura.
Gjashtë të infektuarit në Mat janë raste të cilët kishin qenë në kontakt me personat e infektuar në vatrën e re në QSUT.
