Moderatorja simpatike e ekranit, Nevina Shtylla feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet dhe surprizat që në mesnatë.
Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto nga shtëpia, në të cilën shihet se e ka pritur ditëlindjen me shumë dashuri. Nevina është surprizuar me një tortë që mban imazhin e saj dhe një buqetë me lule. Ndërkohë shtëpia është mbushur me tullumbace.

