Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka kërkuar në nisje të seancës parlamentare gjysmë ore pushim për një mbledhje të grupit parlamentar të PD-së, dhe kjo ka sjellë debat mes palëve.
Por kreu i grupit socialist Taulant Balla tha se seanca duhet të vijojë normalisht, dhe PD të vijojë mbledhjen e grupit kur të vijnë deputetët. Ai ka ironizuar kreun demokrat Lulzim Basha se nuk i ka dalë gjumi akoma.
Ndërkohë Petrit Vasili ka kritikuar mosrespektim të rregullores nga ana e maxhorancës dhe prezencën e ministrave nëpër komisionet parlamentare.
Por pas debatit, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi vendosi gjysmë ore pushim për tiu përgjigjur kërkesës së PD-së.
Ndërkaq, në rendin e ditës është parashikuar të votohet edhe për ngritjen e komisionit hetimor të kërkuar nga opozita për certifikatën e sigurisë së Gent Cakajt, aktualisht zv. Ministër i Europës dhe Punëve të Jashtëm, me atributet e ministrit.
