Dy persona gjetën vdekjen dhe 1 tjetër mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në atentatin e ndodhur në Laç, në një hotel që ndodhet në autostradën Mamurras-Lezhë, në afërsi të kryqëzimit të Gjormit.
Viktima e dytë, 53 vjeçari Paulin Gjergji u dërgua në spital me shenja jete, por nuk ia doli dot t’i mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Blutë e Lezhës njoftuan dje se “Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:17, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, në ambjentin e jashtëm të një hoteli, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi B.H.,37 vjeç dhe janë plagosur shtetasit P.Gj.,53 vjeç dhe K.T., 21 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë” (lexo këtu)
Burime për Tirananews bëjnë me dije se viktima Paulin Gjergji, i cili njihej edhe me mbiemrin Markaj është nga Laçi, ka nënshtetësi amerikane dhe ka në pronësi disa lokale në kryeqytet, raporton Tirananews.al
53-vjeçari emër i njohur në fushën e biznesit, pasi ka pasur disa vite më parë një kazino në Bllok, “Vegas”-in në rrugën “Sami Frashëri”, duke blerë aksionet e kompanisë në vitin 2002, duke fituar kështu cilësinë e aksionerit të vetëm.
Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Kurbin.
Tirananews.al

