Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Detaje të reja/ Vrasja në Kurbin, viktima pronar i disa lokaleve në Tiranë, vijojnë hetimet

12:36 / May 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tn.al
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy persona gjetën vdekjen dhe 1 tjetër mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri  mbrëmjen e djeshme në atentatin e ndodhur në Laç, në një hotel që  ndodhet në autostradën Mamurras-Lezhë, në afërsi të kryqëzimit të Gjormit.

Viktima e dytë,  53 vjeçari Paulin Gjergji u dërgua në spital me shenja jete, por nuk ia doli dot t’i mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Blutë e Lezhës njoftuan dje se “Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:17, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, në ambjentin e jashtëm të një hoteli, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi B.H.,37 vjeç dhe janë plagosur shtetasit P.Gj.,53 vjeç dhe K.T., 21 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë” (lexo këtu)

Burime për Tirananews bëjnë me dije se viktima Paulin Gjergji,  i cili njihej edhe me mbiemrin Markaj është nga Laçi, ka nënshtetësi amerikane dhe ka në pronësi disa lokale në kryeqytet, raporton Tirananews.al

53-vjeçari emër i njohur në fushën e biznesit, pasi ka pasur disa vite më parë një kazino në Bllok, “Vegas”-in në rrugën “Sami Frashëri”, duke blerë aksionet e kompanisë në vitin 2002,  duke fituar kështu cilësinë e aksionerit të vetëm.

5ed380978de39EKSTRAKTI

 

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Kurbin.

Tirananews.al

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026

Kur do të mbahen zgjedhjet lokale? Ja datat e mundshme, synohen 46 bashki

16:38 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.