Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

DETAJET/ Vjedhje, dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohen 6 persona në Tiranë

14:40 / May 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë ditës së sotme kanë rënë në prangat e policisë 6 persona, për vepra të ndryshme penale.

K. A., 44 vjeç u arrestua për veprat penale veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka vjedhur banesën e bashkëjetueses së tij, ndaj së cilës ka ushtruar edhe dhunë fizike, në mënyrë të vazhdueshme.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi është gjetur një thikë dhe 3 shkopinj bejsbolli. Po gjatë veprimeve të para hetimore u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe B. L., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhje, të cilit gjatë kontrollit të banesës iu gjet një armë gjahu që e mbante pa leje.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë M. S., 26 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, ka tentuar të vjedhë pasi theu xhamin e lokalit në pronësi të A. M.

Një tjetër i arrestuar është E. Ç., 23 vjeç, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, për mosdhënien e një borxhi, me vetëgjyqësi, ky shtetas i ka marrë mjetin shtetasit H. M. dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti.

S. Q., 63 vjeç, u arrestua pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar në rrugë nga shërbimet e Policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-O. A., 35 vjeç, sepse në rrugën “Abdi Toptani”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l;

– A. N., 60 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri” u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.