Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Abuzoi seksualisht me të miturën, banorët për 65-vjeçarin: Mostër, atë punë ka bërë gjithë jetën

15:53 / May 31, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Abaz Doku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të shtunën Policia e Tiranës arrestoi 65-vjeçarin Abaz Doku, ai akuzohej për “Abuzim seksual me të mitur.”

Ndërkohë, familja e vajzës së abuzuar me familjen ku ka ndodhur abuzimi seksuale, në banesën e vëllait të 65-vjeçarit Doku, ndodhet jo më shumë se 100 metër largësi.

Prej gati dy vitesh, blutë e Tiranës kishin marrë informacione se 65-vjeçari Abaz Doku, ngacmonte seksualisht fëmijë të mitur. Edhe pse ai është shoqëruar disa herë në komisariat, zyrtarisht ndaj tij nuk ka pasur denoncime për ngacmim apo abuzim seksual.

Burime zyrtare pranë policisë së kryeqytetit bëjnë me dije për ABC News se abuzimi seksual me vajzën 15 vjeçare nuk është rasti i vetëm që po hetohet. Vitet fundit, 65-vjeçari ka punuar si roje shkolle, në tre godina të ndryshme, në Babrru e në Paskuqan. Por, pas shqetësimeve të ngritura nga prindërit e nxënësve, masa e vetme ndaj tij ka qenë vetëm shkarkimi.

Një vit më parë, ai ishte i punësuar si roje nate bashkë me të birin në një nga shkollat në zonën e Babrrusë. Mësohet se për ta shkarkuar këtë herë nga puna, kërkesa ishte bërë nga vetë i biri i 65-vjeçarit.

ABC News ishte në zonën e Babrrusë ku jeton Abaz Doku. Duke e cilësuar si një veprim të turpshëm, disa banorë të zonës shprehen se kanë dëgjuar edhe më herët për të histori të tilla abuzimi nga ana e tij.

Një prej tyre shprehet: “A është burrë i mirë fort, një mostër. Ngjarje më e shëmtut s’ka mo. 65-vjeç. Jo ka pat marrëdhënie, po atë punë ka bërë gjithë jetën.”

Një tjetër shprehet se bëhet fjalë për një ngjarje shumë të ulët, negative.

Por, nga ana tjetër, një banor shprehet se bëhet fjalë për një ngjarje të shëmtuar, por shton se e ka njohur si banor të mirë.

Ai thotë për mikrofonin e Abc News: “Një ngjarje e shëmtuar. Por, unë për vete, deri më sot, nuk i kam dit ndonjë gjë të keqe. Ne kemi e njof si banor të mirë. Unë për vete si ngjarje e dënoj, nëse do të dalë e vërteta. “

Sipas policisë, 65-vjeçari Doku, videon e abuzimit seksual me të miturës ia kishte dërguar 3 djemve që jetonin po në të njëjtën lagje.

Edhe ata u prangosën nga policia, pasi nëpërmjet zhantazhit kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën. Por duke mos u mjaftuar shpërndarja e kësaj videoje në rrjetet sociale, në muret e pallatit e të lagjes ku banonte e mitura, ishte shkruar emri i saj me fjalë banale. Edhe pse 65-vjeçari Doku ka mohuar të ketë abuzuar me të miturën, kjo e fundit në praninë e psikologut ka deklaruar se i moshuari ngacmonte edhe vajza të tjera. 

Abaz Doku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.