Vëllai i 15-vjeçares së abuzuar seksualisht nga 65-vjeçari ka rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur” historinë tronditëse të motrës së tij.
Ai thotë se motra e tij kishte frikë të tregonte. Në telefonat e familjarëve të arrestuarit nisën të dërgonin foto dhe video të 15-vjeçares. Kur ia kishte treguar të motrës ajo kishte shtangur dhe më pas kishte vendosur ta denonconte në polici.
Vëllai i saj thotë se një nga të arrestuarit e ka pasur shok. “Një nga të arrestuarit e kam pas shok, më hiqej si i mirë dhe në krah tjetër bënte gjëra të tjera. I dërgonin foto familjarëve tanë. Rreth një muaj na dërgonin foto dhe video. Kur më erdhi fotoja e fundit në telefon, ia tregova motrës, ngeli e shtangur, filloj duke qarë. Policia e ka gjetur në rrugë te lagja duke ndejtur dhe e kanë shoqëruar në komisariat”, ka rrëfyer ai.
Në rrëfimin e tij vëllai i të miturës thotë se roja i shkollës, 65-vjeçari Abaz Doku i mbante pas djemtë të cilët gjithashtu janë pas hekurave. Ai thotë se motra e tij nuk ka qenë në dijeni të filmimeve dhe se linte orët e mësimit dhe e merrnin me makinë. Pasi ishin lajmëruar nga mësuesja për mungesën e vajzës në shkollë, ai thotë se e kishin pyetur motrën por ajo nuk tregonte, vetëm qante.
“E ka ngacmuar që në klasë të shtatë kur ka qenë 12 vjeçe dhe nuk kishte folur. Ai thjesht i bënte presion dhe nuk fliste”, vijon rrëfimi i tij.
