Ai është ndër këngëtarët më të paguar në botë, por Ed Sheeran është shpreur shpesh se dëshiron të largohet nga muzika. Por duket se tashmë e ka vendosur dhe e ka bërë fakt të kryer.
“The Daily Mail” shkuan se këngëtari britanik dëshiron që tanimë të merret me biznes.
Mendohet se 29-vjeçari po ndërton një kompani birre për të furnizuar ‘pub-in’ që ndërtoi për vete në Suffolk.
Sipas raportimeve, Ed ka porositur një grumbull pajisjesh për prodhimin e birrës që ai në këtë mënyrë të krijojë markën e tij të birrës. Ai e ndërtoi ‘pub-in’ në vitin 2017 dhe i vuri emrin e gruas së tij, Cherry Lancaster Seaborn, me të cilën u martua në janar të 2018-ës.
