Sulejman Starova është i bindur se futbolli i ri post-koronavirus do të ketë mungesë spektakli. Në “Pressing” ai deklaroi se kjo mungesë spektakli do të ndikonte shumë te ajo që do të shohim në fushën e lojës sa i përket cilësisë reale të lojës dhe do të ketë një rivalitet që mund të ndikohet nga pasojat e pandemisë.
“Duke qenë në karantinë e nën presion, kush mund të ketë pasur ndonjë të afërm të rrezikuar mund të ndikohet, Them ishalla shkon mirë e kam fjalën te dëmtimet.
Spektakli do të mungojë, e kemi pare në Bundesligë. Jemi të gjithë të kënaqur që të mbarojë kampionati dhe verdiktet të jenë nëpërmjet garës. Hoqëm spektaklin, ku është cilësia? Nëse ka për të bërë diferencë, kemi pasur kampionat që do të vazhdojë ekuilibri, do ta bëjnë kush ka nisur stërvitjen me vonesë. Nuk kemi date të saktë si kanë filluar stërvitjen skuadra, te disa ka filluar përpara, do flasim realitetin se këtu krijohet diferenca. Kush ka qenë klubi i organizuar që ka drejtuar stërvitjen siç duhet me Skype, lojtarët që në fillim kanë siguruar ardhjen në peshë, kanë bërë në kushte shtëpie maksimumin. Stërvitja individuale ka diferenca brenda skuadrës, se njëri stërvitej në garazh, njëri në oborr, pastaj disa u janë bashkuar në javën e fundit ekipeve”, tha Starova në analizën e tij.