Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë regjistruar 21 raste të reja me koronavirus, gjashtë prej të cilëve janë personel shëndetësor.
Sipas MSH, rastet e identifikuara së fundmi janë raste kontakti. Ndërkohë në spitalin infektiv numri i të shtruarve ka shkuar në 27. Ndërkaq, pacienti 62-vjeçar që ndërroi jetë ishte asimptomatik me koronavirus dhe shkak i vdekjes ka qenë ceroza në mëlvvi e stadit të fundit.
Numri total i të prekurve shkon në 1164.
E PLOTE
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 21 raste të reja, shkon në 1164 numri i të prekurve
891 të shëruar që nga fillimi i epidemisë. 240 raste aktive në të gjithë vendin
Dr. Rovena Daja
Instituti i Shëndetit Publik
Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri.
Kanë vazhduar testimet dhe puna intensive në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 243 testime në nga të cilat janë
konfirmuar 21 raste pozitive, përkatësisht janë 14 në Tiranë, 3 raste në
Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër kemi nga një rast
të prekur me Covid19. Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët
kanë rezultuar pozitivë 6 raste.
Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te
zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon
te kryhet hetimi epidemiologjik.
Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4
janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.
Nje pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Referuar
shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID19 dhe
vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet,
hipertension. Shkaku i humbjes së jetëë, sipas shërbimit infektiv, nuk
është COVID19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të shëruarve.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe
serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1164 raste. Aktualisht janë 240
persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të
tregohen të kujdesshëm, respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur
veten dhe të afërmit. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo
shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për
informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi,
telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (2 Qershor 2020)
Testime totale 16520
Testime molekulare 15068
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1164
Raste të shëruara 891
Raste Aktive 240
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 157
Durrës 20
Krujë 20
Kamëz 11
Shkodër 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
