Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

5 dietat ndryshe nga ai Mesdhetari

12:31 / June 2, 20205 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mesdhetare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Regjimet ushqimore janë shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut, dhe ndër më të përdorurat dhe efektivet është regjimi ushqimor mesdhetar, por ka dhe alternativa të tij.

Në artikullin më poshtë do flasim për regjimin ushqimor nordik, paleolitik, japonez, vegjetarian dhe pjata e Harvardit.

REGJIMI USHQIMOR NORDIK

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH ka folur mbi përfitimet e regjimit ushqimor nordik, duke e konsideruar si një ndër më të mirët për shëndetin. Efektet pozitive të këtij regjimi tipik të vendeve nordike reduktojnë rrezikun e sëmundjeve si tumori, diabeti dhe shqetësime të tjera kardiovaskulare.

Ajo bazohet në ushqime tipike të vendeve të Evropës së Veriut, si Islanda, Zvicra, Finlanda, Norvegjia dhe Danimarka. Në 2004 një grup shefash kuzhine të këtij vendi u bashkuan për të hartuar atë që quhet Regjimi i Ri Nordik.

Synimi i tyre ishte të promovonin konsumin e produkteve vendase, të freskëta dhe të egra për të mbrojtur shëndetin, gastronominë, qëndrueshmërinë dhe identitetin nordik. Për çfarë ushqimesh po flasim? Në thelb bëhet fjalë për:

Perime me gjethe jeshile

Fruta dhe manaferra

Drithëra integrale dhe bishtaja

Peshk yndyror disa herë në javë

Produkte qumështi me pak yndyrë

Vaj kolëze.

REGJIMI USHQIMOR PALEOLITIK

Flitet gjithnjë e më shumë për të. Regjimi ushqimor paleolitik është tipik për disa popullsi të pyjeve të Amazonës, savanës afrikane dhe disa ishuj të Paqësorit.

Ky regjim ushqimor propozon një ushqyerje në bazë të gjenetikës sonë dhe evoluimit si specie. Bazohet kryesisht në një regjim ushqimor të ngjashëm me atë të paraardhësve tanë gjahtarë-grumbullues. Regjimi ushqimor paleolitik përfshin:

Perime

Fara dhe fruta të thata

Peshq dhe fruta deti

Mish

Vezë

Fruta.

Siç mund ta shihni, përjashtohen tërësisht nga ky regjim produktet e qumështit, gluteni dhe drithërat. Studime mjekësore tregojnë se regjimi ushqimor paleolitik mund të përfshihet në listën e regjimeve ushqimore të shëndetshme pasi ka efekte të dobishme si:

Rrezik më i vogël të sëmundjeve të koronares

Zvogëlim të treguesve të inflamacionit

Humbje më të madhe të perimetrit të barkut.

REGJIMI USHQIMOR JAPONEZ

Ishujt e Okinawa ndodhen në jug të Japonisë. Njihen jo vetëm për bukurinë e atyre vendeve, por edhe sepse atje jetojnë njerëzit më jetëgjatë e të shëndetshëm në botë.

Mes arsyeve të ndryshme që qëndrojnë pas kësaj jetëgjatësie është eliksiri më jetë gjatë i këtij vendi aziatik, pra regjimi i tyre ushqimor. Shumë studime kanë treguar se bëhet fjalë për një nga regjimet ushqimore më të shëndetshme, por nuk janë vlerësuar ende efektet e tij në popullsi të tjera. Kjo është pikërisht ndryshimi mes regjimit ushqimor japonez dhe atij mesdhetar dhe nordik.

Menuja e përditshme e japonezëve ka:

Perime me fletë jeshile

Peshq e molusq, si kallamari, disa herë në javë.

Soja dhe derivatet e saj, si tofu

Drithëra integrale dhe patate të ëmbla

Algat kombu

Një tjetë aspekt karakteristik i regjimit ushqimor japonez është konsumi i racioneve të vogla disa herë në ditë, me një varietetet përbërësish në çdo vakt.

REGJIMI USHQIMOR VEGJETARIAN, NDËR MË TË FAMSHMIT

Shoqata Ndërkombëtare Vegjetariane e quan regjimin ushqimor vegjetarian si “një model ushqyerje bazuar në ushqime me origjinë bimore, me apo pa produkte të qumështit, vezë dhe /ose mjaltë”.

Kjo e bën këtë regjim ushqimor të ndryshueshëm, sipas asaj që ndiqet, një regjim ushqimor vegan, ovo-vegjetarian etj., por në përgjithësi bazohet në vetëm në ushqime me origjinë bimore. Rezultati është një raporti i mirë vitaminash, mineralesh, fibrash dhe një zvogëlim të burimit të kolesterolit dhe yndyrnave të ngopura.

Mes përfitimeve të këtij regjimi ushqimor është vërejtur një zvogëlim i rrezikut për të vujtur nga tensioni i lartë, hiperkolesterolemia dhe sëmundjet kardiake.

PJATA E HARVARDIT

Pjata e Ushqimit të Shëndetshëm, apo pjata e Harvardit është një mjet i krijuar nga ekspertët nutricionaistë të Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit. Puna e këtij grupi kishte si qëllim të hartonte një udhëzim për të edukuar dhe ndihmuar popullatën amerikane për të bërë zgjedhje të mira shëndetësore.  

Bëhet fjalë për një skemë vizuale: Gjysma e pjatës këshillohet të mbushet me fruta dhe perime, çereku me burim proteinash dhe çerku tjetër me burim karbohidratesh.

Pra, përqëndrimi bëhet në cilësinë e regjimit ushqimor dhe jo sasinë. Këshillohet për shembull, të konsumohen drithërat integrale në vend të miellit të përpunuar, të pini ujë në vend të pijeve energjike apo të gazuara dhe të ndiqet një regjim ushqimor hipokalorik, por dhe të zgjidhni vajra bimorë dhe fruta të thata.

PIKAT E PËRBASHKËTA TË KËTYRE REGJIMEVE USHQIMORE

Të gjitha regjimet ushqimore që u analizuan janë të shëndetshme dhe të mbështetura nga prova shkencore dhe siç është verifikuar të gjitha kanë të përbashkët me regjimin ushqimor mesdhetar këto pika:

Bazohen në konsumin e produkteve të freskëta dhe vendase, të pasura me fibra, vitamina, minerale dhe fitokimikë.

Përfshijnë burime proteinash dhe yndyrnash të pangopura

Përjashtojnë ushqime të përpunuara, të pasura me sheqerna dhe miell të rafinuar dhe këshillojnë reduktimin e konsumit të mishit të kuq dhe yndyrnave të ngropura.

Prandaj, mund të arrijmë në përfundimin se regjimi ushqimor mesdhetar është më i mirë që mund të adoptohet në zonën e referimit, ku përfshihet edhe Shqipëria, por në vende të tjera të botës ekzistojnë regjime të tjera ushqimore gjithashtu të shëndetshme.

Në çdo rast, regjimi ushqimor duhet të jetë i ekuilibruar i bazuar në nevojat personale dhe konsumin e ushqimeve të freskëta dhe vendase, si vaji i ullirit, sardelet, arrat dhe pula. Nuk duhet të harrojmë gjithashtu që të kemi një stil të shëndetshëm jetese me aktivitet fizik, kështu që… harroni përtacinë!/ MeMjekun.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.