Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Covid-19/ Testohet Ibuprofeni, ja çfarë konstatojnë shkencëtarët

15:13 / June 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
file 20200319 22610 18gca3 696x474 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkencëtarët po provojnë nëse ibuprofeni mund të ndihmojë pacientët e shtruar në spital me koronavirus. 

Ekipi i spitalit Shën Thomas dhe Guy në Londër dhe Kings Kollege, besojnë se ilaçi, një anti inflamator por edhe qetësues, mund të trajtojë vështirësitë në frymëmarrje. Ata shpresojnë që trajtimi me kosto të ulët do të mund ti mbajë pacientët jashtë ventilatorëve.

Në testim, gjysma e pacientëve do të marrin ibuprofen përveç kurës së zakonshme. Testimi do të përdorë një formulë të posacme ibuprofeni dhe jo tabletat normale që njerëzit mund ti blejnë në farmaci. Disa njerëz e marrin këtë kapsulë edhe për gjendje si Artriti.

Studimet tek kafshët sugjerojnë se ilaçi mund të trajtojë sindromën e çrregullimeve akute respiratore, një nga komplikacionet e koronavirusit të ashpër.

Ekspertët thonë se duhet të bëhet një testim për të treguar se provat do të mbështesin atë që ata presin të ndodhë. Më herët, gjatë pandemisë, pati disa shqetësime se ibuprofeni mund të ishte i d ëmshëm për njerëzit që mund të ishin prekur nga koronavirusi por kishin simptoma mesatare. Këto shqetësime u nxorën në pah nga ministri francez i shëndetësisë, Oliver Veran, që tha se marrja e ilaçeve jo steroidale, anti inflamatore si ibuprofeni, mund të përke qësoni infeksionin dhe i këshilloi pacientëve që të merrnin thjeshtë paracetamol.

Një rishikim nga një komision i posaçëm, kishte dalë ndërkohë në përfundimin se ibuprofeni, ashtu si edhe paracetamoli, mund të përdoreshin pa problem. Të dy ata mund të ulin temperaturën dhe të ndihmojnë me simptomat e ngjashme me gripin. Për simptomat e lehta, mjekët në Britani i këshillojnë njerëzit të marrin paracetamol, në vend të ibuprofenit, pasi ai ka më pak efekte anësore dhe është një zgjidhje më e sigurt për shumëkënd. Ibuprofeni nuk mund të përdoret në rastet kur ke p.sh. ulcer në stomak.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.