Ditën e sotme në emisionin ‘Rudina’, rolet mes moderatores dhe të ftuarit ndryshuan. Themi këtë pasi në vendin e Rudinës sot e zuri e ftuara e rradhes.
Mësuesja e gjuhës dhe letërsisë Sirjusa Dana ishte e ftuar për të ndarë një moment shumë të veçantë me nxënësit e saj maturantë dhe zgjodhi të ulej në vendin e Rudinës. Moderatorja për të mos e vendosur në siklet i thotë që mund të qëndrojë aty pasi me kënaqësi do ja lironte vendin.
Rudina: Mirë se erdhe mësuese Sirjusa, ulemi menjëherë…Mësuese, me shumë kënaqësi do të t’jua lija vendin…Ju rrini aty, unë po qëndroj këtu… Mos u bëni merak.
