Moderatori i mirënjohur, Turjan Hysko, dikur pjesëtar i një prej grupeve muzikore më të suksesshme, “Produkt 28” ka reaguar ashtu si edhe figura të tjera të njohura të artit dhe televizionit, kundër dhhunës dhe abuzimit seksual.
Hysko ka publikuar në profilin e tij Instagram një video të realizuar në vitin 2011 me titull “30 sekonda”, një këngë e cila përcjell përmes vargjeve një mesazh të fuqishëm dhe reflektues në lidhje me rastin e 15 vjeçares nga Babrruja e cila u abuzua nga roja i shkollës, rast që tronditi mbarë opinion publik duke u pasuar edhe me një protestë marshim dje në Tiranë.
“30 sek e tua te triumfit mjaftojne te shkaterrosh nje jete por duhet te pyesesh veten: “Po sikur ti ndodhte nenes, motres, vajzes tende?”-shkruan Hysko në reagimin e tij duke shtuar se “gruaja eshte krijimi me i bukur mbi kete toke…”
MESAZHI I PLOTË:
Behu burre, dhuro dashuri!
Kete kenge e kemi realizuar si Produkt 28 para 9 vitesh me deshiren e mire qe te jape nje mesazh per kedo mashkull qe mendon qe dhuna apo perdhunimi eshte “fitore” ! 30 sek e tua te triumfit mjaftojne te shkaterrosh nje jete por duhet te pyesesh veten: “Po sikur ti ndodhte nenes, motres, vajzes tende?” Dashuria eshte celsi, gruaja eshte krijimi me i bukur mbi kete toke, smund te vandalizohet!
https://www.instagram.com/tv/CBBpU-hj3M6/?igshid=ea6hqf15g64m
