Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Olta Gixhari flet për ndryshimet e trupit gjatë shtatzënisë

15:36 / June 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
22582050 357158468057859 5324864689388126208 n 696x870 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktorja Olta Gixhari prej disa kohësh ndodhet në Spanjë, aty ku po kalon dhe karantinën së bashku me partnerin. Ajo ndodhet në periudhën më të ëmbël të jetës së saj, duke pritur një fëmijë. Këtë lajm ajo e bëri të ditur pak kohë më parë.

Duke qenë shtatzënë, Oltës i kanë ndodhur disa ndryshime në trupin e saj. Pozat me barkun e rrumbullakosur nuk kanë munguar në llogarinë e saj në Instagram. Së fundmi ajo ka publikuar këtë foto duke treguar se pjesa e belit i ka ndryshuar dhe se një fjalë nuk po e përdor më fare këto muaj.

Ja çfarë thotë Olta: “Fjala qe kam perdorur zero këto muaj : Bel ,beli,për belin, te beli ,puuu ca beli 😂” Aktorja nuk e ka zbuluar ende gjininë e bebushit apo se në çfarë muaji të pritjes është. Ajo gjithashtu është treguar diskrete dhe me identitetin e partnerit.

Bukuroshja tha se partneri nuk dëshiron të bëhet personazh publik. Kjo është dhe arsyeja që në foton e publikuar nga Olta në profilin e saj, ku prindërit e ardhshëm kanë dalë duke u përqafuar, fytyra e tij nuk duket në kamera.

Në një intervistë të pak ditëve më parë për revistën “Story”, Olta u shpreh se është shumë e lumtur dhe do të shijojë çdo moment të kësaj periudhe emocionuese. Ajo e kalon ditën duke u marrë vetëm me gjëra për bebin. Gjithashtu aktorja tregoi se ka ndërmend të bëjë dasmë, sapo të mbarojë karantina dhe ceremonia do të mbahet në Spanjë, aty ku dhe çifti po jeton.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

10:09 / November 3, 2026

“O çuna, a besoni në…”/ Heidi Baci zbulon prapaskenat e “Për’puthen”: Jam afeksionuar me konkurrentët…

20:39 / November 2, 2026

Më e frikshme nuk bëhet! Një dorë e prerë, Heidi Klum nuk njihet me kostumin e Halloween

17:57 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.