Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pavarësisht presionit nga SHBA dhe BE, Haradinaj nuk lëkundet për taksën

17:36 / January 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
haradinaj 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij pavarësisht rritjes së presionit nga SHBA dhe BE për të pezulluar tarifën doganore, që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, në mënyrë që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Pas deklaratës së javës së kaluar të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Haradinaj bisedoi në telefon të mërkurën me këshilltarin për siguri kombëtare të SHBA-së, John Bolton, kurse të enjten u takua me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. Ky i fundit u takua edhe me liderë të tjerë të institucioneve të Kosovës: presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Pas takimit, asnjëri prej tyre nuk u deklarua për media.

Haradinaj foli për kërkesën e SHBA-së gjatë homazheve që i bëri te shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë. Por, Haradinaj, tha se “është i pakuptimtë kushtëzimi i dialogut me heqjen e taksës”.

“Nëse ka vullnet të mirë për të ndihmuar procesin e dialogut, nuk është e vetmja mënyrë heqja e taksës. Nëse dëshirojmë të ndihmojmë dialogun, atëherë të kërkohet vazhdimi i dialogut pa kushte, e në tavolinë të bisedohet për të gjitha, edhe për taksën, edhe për çkado tjetër”, tha Haradinaj.

Ditët e fundit, ka pasur mospajtime brenda koalicionit qeverisës në Kosovë, lidhur me çështjen e pezullimit ose jo të taksës doganore ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Këto mospajtime vlerësohet se janë duke rrezikuar edhe vetë ekzistencën e koalicionit qeverisës, duke marrë parasysh faktin që Partia Demokratike e Kosovës dhe udhëheqësi i saj, Kadri Veseli, do të donin pezullimin e tarifës.

BE haradinaj SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.