Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Tirana nuk di të ndalet, Partizani për faqe të zezë! Shtatë gola në Laç

19:35 / June 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana nuk di të ndalet dhe duket se tashmë titulli është kthyer thjesht çështje matematikore. Skuadra e drejtuar nga Egbo ka shënuar plot pesë gola në Gjirokastër, duke e kthyer në stërvitje me bluzinjtë.

Pas golit të Vangjelit në minutën e 3’-të, kanë shënuar më pas edhe Cobinnah, Hasani, Batha dhe Dunga, teksa janë gabuar edhe dy penallti, me Ngoo dhe Halili.

Skuadra bardheblu arrin fitoren e 18-të në 28 ndeshje, me një sulm të frikshëm prej 56 golash të shënuar dhe vetëm 26 të pësuar.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 28

Luftëtari-Tirana 0-5
Shënues:
 Vangjeli 3’, Cobbinah 20’, Hasani 42’, Batha 66’ (pen.), Dunga 77’

Bylis-Teuta 1-0
Shënues:
 Goxha 91’

Laçi-Vllaznia 5-2
Shënues:
 Marku 17’, Deliu 34’, Ignjatovic 79’, Prengaj 84’, Rapo 93’/ Zogaj 50’, Lika 82’

Flamurtari-Skënderbeu 0-1
Shënues:
 Gripshi 59’

Partizani-Kukësi 1-3
Shënues:
 Solomon 72’ / Abazaj 45’, Boldor 50’, (aut.), Ethemi 60’

Ndjek Kukësi dhe nuk humbet shpresat për titull, edhe pse diferenca me kreun është 9 pikë. Skuadra e Shehit dhuron spektakël në “Selman Stermasi” ndaj Partizanit të Sormanit, që tashmë do të duhet të matet mirë pasi ndodhet në zonën playout (vendi i tretë nga fundi).

Katastrofë ekipi kampion, që edhe pse e nisi mirë, u godit në fund të pjesës së parë nga Abazaj. Në pjesën e dytë, autogoli i Boldor dhe goli i Ethemit në të 62’ vulosën gjithçka.

Solomon realizoi golin e nderit, por thjesht sa për statistikë. Të kuqtë kolesionuan humbjen e 12-të në sezon dhe të pestën radhazi.

Fitore e jashtëzakonshme në një ndeshje spektakolare dhe ndër më të bukurat e kampionatit ajo e Laçit. Ndaj Vllaznisë, në derbin e veriut, ekipi kurbinas shënoi plot pesë herë, ndërsa deri në fund gjithçka ishte e hapur, pasi edhe kuqeblutë u përgjigjën me dy gola dhe qëndruan në garë deri në gjysmën e pjesës së dytë.

Bylis ia del në fund ndaj Teutës. Goxhaj në minutën e 92-të ka gjetur rrjetën ndaj durrsakëve, teksa ballshiotët rifuten në garë për zonën europiane. Skënderbeu gjithashtu vazhdon me rezultatet e mira dhe pas Partizanit mposht edhe Flamurtarin në Vlorë me golin e vetëm të Gripshit. Ekipi i drejtuar nga Daja ndodhet i treti, 3 pikë larg Kukësit./telesport

Egbo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.