Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Martial besnik i United, klubi ia shpërblen me një kontratë të majme

20:21 / January 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
un
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anthony Martial do të vazhdojë që të jetë pjesë e Manchester United. Francezi firmosi një kontratë të re me “Djajtë e kuq”, e cila do t’i garantojë atij 200 mijë paund në javë për 5 sezonet e ardhshme.

Sulmuesi u gjend përpara dilemës për të qëndruar në “Old Trafford” deri në muajin qershor, kur i skadonte akordi, apo për të provuar një aventurë të re, zgjodhi të mbetet me “Djajtë e kuq”. Anthony Martial pati një marrëdhënie të trazuar me ish-trajnerin Mourinho, por me ndryshimet në pankinë u bind nga trajneri Solskjaer, e po jep më të mirën në fushë.

“Po e shijoj shumë kohën time në këtë klub dhe, që nga dita e parë jam ndierë si i familjes këtu, falë tifozëve. Dua të falënderoj trajnerin Solskjaer dhe stafin teknik që beson tek unë, e që e ka çuar futbollin tim në një tjetër nivel”, tha sulmuesi transalpin.

Martial ishte në dyshim deri para pak javësh për t’iu qëndruar besnik “Red Devils”, e drejtuesit kishin frikë se nuk do të fitonin asgjë nga investimi i tyre, pasi sulmuesi mund të largohej i lirë. Por, ish-sulmuesi i Monacos, që ka shënuar 46 gola në 161 ndeshje me United, është kthyer në një titullar fiks për ekipin e “Old Trafford”.

Në të njëjtën pozitë janë dhe Juan Mata, Ashley Young dhe Ander Herrera, që nëse nuk rinovojnë do të largohen falas në qershor.

kontrate united
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.