E shohim çdo pasdite me emisionin që mban emrin e saj, por pakkush e di origjinën e moderatores Rudina Magjistarit.
Së fundmi Rudina kishte të ftuar në emision këngëtarin Devis Xherahu, i cili është nga Korça. Devisi promovoi këngën e tij më të re “Like”, në gjuhën greke.
Teksa po Diskutonte me Devisin dhe i tha se e ka parë shpesh në Korçë, Rudina zbuloi edhe qytetin e saj të lindjes.
“Kisha shkuar për fundjavë, por unë origjinën e kam nga Korça, babin e kam nga Korça. Nuk e dije ti?”- u shpreh Rudina.
