Hekuran Billa, viktima e “Komunës së Parisit” kishte rreth një vit që ishte liruar nga burgu dhe pas daljes, ai i ishte përkushtuar biznesit. Tashmë çështja u përket organeve të drejtësisë, që po hetojnë për rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Mediat rozë shkruan për njohjen që viktima kishte me Noizyn. Burime për “Gazeta Shqiptare” kanë bërë me dije se 40-vjeçari dhe reperi ishin miq të vjetër.
