Një sasi e konsiderueshme eurosh, mbi një milionë euro është vënë në sekuestro nga shteti shqiptar, pasi kanë rezultuar të padeklaruara. Dosja.al shkruan se paratë janë gjetur në një automjet, që vinte nga Bari drejt Durrësit, me anë të një trageti.
Sasia e eurove është konstatuar brenda automjetit, nga pala e doganës shqiptare. Mësohet se pas konstatimit të parave, është ndaluar një person, shtetas shqiptar, që është edhe poseduesi i parave të sekuestruara.
Si në rastin e “Toyota Yaris”, ku u sekuestruan 3.5 milionë euro, edhe personi që po sillte paratë drejt Shqipërisë sot, i kishte ndarë dhe fshehur në disa vende të makinës.
