Në tetor të vitit që lamë pas, aktori Gaz Paja dhe partnerja e tij, Ira Seferi, u bënë prindër për herë të parë.
Ira solli në jetë vogëlushin Dard, i cili ka zbukuruar ditët e tyre dhe është bërë kryefjala e shtëpisë.
Madje së fundmi, i vogli e ka gëzuar pamasë të ëmën e tij, pasi i kanë dalë kicat e parë.
Në qiellin e shtatë nga lumturia, Ira s’mundi ta mbante vetëm për vete këtë moment të bukur, megjithëse tregohet tepër e rezervuar lidhur me djalin.
Në InstaStory, ajo ka ndarë një foto të dashurueshme të buzëve të Dardit, i cili mesa duket ka refuzuar të tregojë kicat e tij.

