Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarë janë arrestuar brenda një jave në Greqi për kërcënim të miturash me foto nudo.
Një 22-vjeçar është arrestuar dy ditë më parë nga Policia e Kalamatass pasi në Badoo, një faqe interneti, ishte njohur me një 14-vjeçare ku i kishte kërkuar foto nudo. Mediat shkruajnë se këto foto më pas u shpërndanë nga një 16-vjeçar, por që i shpëtoi arrestimit psai kishte fshirë gjithë materialin gjatë kontrollit policor.
Shqiptari kërcënoi 14-vjeçaren se oddo i publikonte fotot nëse nuk i jepte një sasi parash. Adoleshentja i la takim për të plotësuar kërkesat e tij, ku shkoi bashkë me policinë. Identiteti i shqiptar nuk bëhet publik nga asfalia greke.
Ndërkaq, më 23 janar në Pire u arrestua një tjetër shqiptar. Edi Jaupllari, 23 vjeç, me akuzën e përdhunimit të një 16-vjeçare greke, si dhe kërcënimit në vazhdimësi.
Edhe ai e kishte njohur të miturën në Badoo, ku kishte lënë takim dhe e kishte përdhunuar. Më pas ai e kishte kërcënuar se do publikonte foto dhe video në internet, nga takimi i tyre. 16-vjeçarja greke lajmëroi policinë.
