Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Këshilla praktike për rigjenerimin e shëndetshëm të lëkurës

16:00 / June 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lekura 750x500 1 696x464 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

A e dinit se lëkura rinovohet natyralisht çdo 30 ditë?

Kjo, sipas ekspertëve, ndodh kur shtresa e jashtme e lëkurës nxjerr qelizat e vdekura dhe i zëvendëson ato me të reja. Nxjerrja e qelizave të vdekura ndodh gjatë gjithë ditës dhe shpesh njerëzit nuk janë të ndërgjegjshëm për sasinë e eliminuar të qelizave të vdekura.

Ky proces mund të përshpejtohet falë solucioneve kozmetike siç është eksfolianti, por përdorimi i tij kërkon kujdes.

Këshilla Praktike Për Eliminimin e Qelizat e Vdekura Të Lëkurës

Nëse jeni dashamirës të solucioneve kozmetike, atëherë kujdesuni që ato të jenë me substanca sa më natyrale dhe të jenë të butë e jo të ashpër. Tregoni kujdes përpara se t’i blini. Sigurohuni që ato janë të përshtatshëm vetëm për fytyrën dhe jo për të gjithë trupin. Përpara përdorimit, bëni një test në lëkurën e dorës dhe më pas përdoreni në fytyrë. Gjatë pastrimit të lëkurës, duhet të kujdeseni për zonat delikate siç janë sytë apo buzët.

Këshillohet  një produkt i tillë duhet përdorur një herë në javë. Ata thonë se përpara aplikimit të këtyre solucioneve kozmetike, ju duhet të siguroheni që fytyrën e keni të larë dhe të pastër.

Nëse kremërat ose larësit tuaj përmbajnë retinol ose një substancë të njohur si benzoyl peroxide, atëherë duhet të tregoni kujdes të shtuar. Përdorimi i eksfoliantëve krahas tyre do të shkaktojë probleme në fytyrë.

Nëse fytyra juaj është e djegur nga dielli ose keni puçra, shmangeni eksfoliantin sepse mund të shkaktojë irritim.

Pas përdorimit të eksfoliantit, përdorni gjithmonë krem ushqyes dhe krem me faktor të lartë mbrojtjeje kundër diellit. Kjo për arsyen kryesore se eliminimi i shtresës së qelizave të vdekura e bën lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit.

E fundit, por jo për nga rëndësia është koha e përdorimit të solucionit kundër qelizave të vdekura. Njerëzit që kanë lëkurë të ndjeshme duhet ta përdorin atë në mëngjes dhe më pas të vendosni kremin ushqyes dhe mbrojtës. Ato do të përthithen më mirë nga lëkura dhe kjo e fundit do të prodhojë më pak yndyrë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.