Mbyllet çerdhja nr.16 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë pasi është bërë pjesë e një hetimi epidemiologjik. Një prej edukatoreve i ishte bërë testi për koronavirus dhe kishte rezultuar pozitive.
Të parët që janë lajmëruar për mbylljen e çerdhet janë prindërit e fëmijëve, ndërsa për stafin është vendosur që të vetëkarantinohen për 14 ditë.
