Nëse e mbani mend, pak vite më parë Dj Blunt dhe Real 1 dolën publikisht kundër Ledri Vulës dhe Gjikos. Ne një seri postimesh në Instagram në atë kohë, dyshja ofenduan dhe hodhën poshtë muzikën që kolegët e tyre bënin, megjithatë sulmi ndaj tyre mbeti virtual. Fillimsiht Gjiko dhe Ledri nuk reagun fare për fjalët e tyre. Ndërkohë që pak më vonë Vula, i cili ka edhe një bashkëpunim të suksesshëm me ta tha shprehjen e famshme në një intervistë:
“E vlerësoj për muzikën që ka bërë dhe mbështetjen që më ka dhënë. Unë psikiatër nuk jam, nuk e di çfarë problemesh psikike mund të ketë tani”
Gjithsesi, kur dukej se mosmarrëveshjet mes tyre kishin ndalur, Dj Blunt i është rikthyer sërish sulmeve në Instagram, kësaj rradhe ndaj Ledrit dhe Capital T-së. Shkak kësaj here është bërë një video live në këtë rrjet social, ku Capital T promovonte albumin e ri “Sculpture”. Ai aty bashkëbisedoi edhe me Ledrin, i cili po ashtu sapo ka publikuar albumin e tij. Biseda mes tyre duket se i ka bërë përshtypje Blunt, i cili ndër të tjera tha:
“Ledri ishte dje live me dikë tjetër, që s’ka rëndësi emri, duke i bërë qejfin njëri-tjetrit se kanë kthyer në trend realizimin e albumeve. Unë jam duke e nxjerrë albumin numër 9, kurse ti mezi e nxorre 1 album pas 20 viteve karrierë, o Ledri. Mos mi merr kreditat o vlla, ngadalë se janë disa baba që kanë nxjerrë trende.”

Pra artisti ka zgjedhur këtë mënyrë për të kërkuar që të përmendet për albumet që ka bërë. Ndërkohë që nuk harron në story-t e publikuara në Instagram, që t’i përmendë Ledrit se po të mos ishte për atë vetë, Getoarin, RTV 21 dhe shumë persona të tjerë, nuk do ishte bërë kurrë i suksesshëm.
