Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Napoli fiton Kupën e Italisë, i merr trofeun Juves që nuk di të gjuajë penallti

23:32 / June 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
napoli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Napoli ka fituar sot Kupën e Italisë përballë Juventusit në një ndeshje që do të kujtohet gjatë për mënyrën se si u zhvillua ky turne pas rifillimit të aktivitetit të ndalur si pasojë e pandemisë, por edhe për faktin se ktheu këtë trofe te skuadra e Hysajt pas 6 vitesh.

Ashtu sic pritej, ndeshja mes dy skuadrave u luajt me një ritëm jo edhe aq të lartë, pasi dukej qartësisht lodhja e pak ditëve më parë nga ndeshjet gjysmëfinale. Të dy ekipet krijuan raste, por Napoli iu afrua më shumë golit duke prekur dy herë shtyllën e Bufon, fillimisht me Insinje e pastaj me Elmas në fundin e sfidës. Por me vërshëllimën përfundimtare të 90 minutave, të dy skuadrat e panë veten me rrjeta të paprekura dhe sipas rregullave të reja të kompeticionit, nuk u zhvilluan kohët shtesë dhe u shkua direkt te gjuajtjet e penalltive.

Aty Napoli ishte i pagabueshëm me goditjet e sakta të Insinje, Politano, Maksimoviç dhe Milik. Ndërsa nga ana tjetër, Juventusi duhet të fillojë të mendojë si të përgatitë gjuajtësit e penalltive pasi gabimet radhazi në fillim të Dibala dhe Danilo i kushtuan shumë shtrenjtë, ndërsa golat e Bonuçit dhe Ramseit ishin thjesht për statistikë.

Kësisoj, Napoli ka kryer edhe një hakmarrje të vogël ndaj Mauricio Sarrit, të cilit i rrëmbeu nga duart atë që do të kishte qenë trofeu i parë si trajner në Itali i teknikut të bardhezinjve.

NAPOLI-JUVENTUS 0-0 (4-2 me penallti)

Napoli: Meret; Di Lorenco, Maksimoviç, Kulibali, Mario Rui; Fabian Ruiz, Deme, Zielinski; Kajehon, Mertens, Insinje.

Trajner: Xh. Gatuzo

Juventus: Bufon, Kuadrado, De Ligt, Bonuçi, Aleks Sandro, Bentakur, Pjaniç, Matuidi, Duglas Kosta, Dibala, Kristiano Ronaldo
Trajner: M. Sarri

fiton italise Kupën napoli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Giorgia Meloni reagoi për protestat në Milano: Kush nuk e do Olimpiadën është armik i Italisë

12:18 / February 8, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.