Policia italiane ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Romës, duke konfiskuar pasuritë për një grup kriminal prej 5 personash, vlera totale e të cilave arrin në 22 mln euro.
Bëhet fjalë për kapitalin aksionar dhe asetet e 7 ndërmarrjeve, 9 njësive të pasurive të patundshme, një tokë e vendosur në Romë dhe një në provincën e L’Aquila; 2 vetura dhe 2 motoçikleta si dhe shuma financiare, për një vlerë që tejkalon 22 milion euro.
Gjykimi
Dispozita, e cila u bë përfundimtare si rezultat i aktvendimit të Gjykatës së Kasacionit, buron nga një hetim i gjerë që ka nisur nga tetori i vitit 2013, si pjesë e operacionit “Lojërat kriminale”, që çoi në arrestimin e Mario Iovine, Sergio Guarnera, Sandro Guarnera, Franco Crispoldi dhe Arben Zogu (lindur në ’73) për krimet e zhvatjes, regjistrimit fiktiv të pasurive dhe konkurrencë e paligjshme me kërcënime ose dhunë.
Në veçanti, shefi i grupit Mario Iovine, i quajtur “Rififì”, kishte zgjeruar në mënyrë progresive aktivitetet e tij të paligjshëm në sektorin e automjeteve nga Campania në Lazio , duke përfshirë subjekte tashmë të “depërtuar” në atë sektor, përkatësisht Sergio dhe Sandro Guarnera. Pas arrestimit të Iovine në dhjetor 2006, vëllezërit Guarnera kishin promovuar dhe organizuar një grup autonom kriminal, të krijuar në imitim të përsosur të konsorciumit “Caserta” dhe duke ndjekur të njëjtën logjikë kriminale, së bashku me miqtë dhe partnerët e biznesit Franco Crispoldi dhe Arben Zogu, duke përdorur një krah të armatosur dhe të dhunshëm të përbërë nga të ashtuquajturit “boksierë”.
Profili tashmë i dukshëm i “rrezikut shoqëror” të protagonistëve të ngjarjeve u rëndua nga elementët e fituar si pjesë e operacionit “Vento dell’est”, drejtuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia e Romës, operacion i cili përfundoi në korrik 2015 me 9 urdhra për paraburgim kundër, ndër të tjerë, vëllezërit Guarnera dhe Arben Zogu për zhvatje, konkurrencë të paligjshme me kërcënime dhe dhunë dhe trafik ndërkombëtar të drogës.
Hetimet e mëvonshme ekonomiko-patrimoniale, të cilat synojnë rindërtimin e pasurive që i atribuohen drejtpërdrejt ose indirekt të subjekteve të monitoruara, bënë të mundur të konstatohet se si të gjitha propozimet kishin grumbulluar një pasuri me vlerë të konsiderueshme, në përpjesëtim me të ardhurat e perceptuara juridike, si dhe duke çuar në një standard jetese absolutisht të papajtueshëm në krahasim me mundësitë e tyre ekonomike.
Arben Zogu njihej ndryshe edhe si: Rikardino, “Ricky”, ose l’albanese (shqiptari). Dega e udhëhequr nga Arben Zogu shtrihej në zonën Capitoline, ku kishte fituar respektin e krerëve mafiozë atje. Marrëveshja kryesore ishte shitja e drogës në Romë. Hetuesit kanë zbuluar një dërgesë prej 20 kg kokainë nga Spanja, një operacion që u ndoq nga trafikanti i drogës Elis Çoku (Santa Lusia) si furnizues, truproja Petrit Bardhi (Titi), Elvis Demçe (Çezari), të arrestuar rreth dy vite më parë si shkaktar të vrasjes së Federico De Meo dhe Hektor Ibrahimi (Pluto)./Panorama/