Juristi Saimir Visha i ftuar në emisionin ”360 Gradë” në ”RTV Ora”, u shpreh se regjisori Edmond Budina ndodhet në paraburgim.
Sipas tij, problem kryesor në këtë moment është se Budina nuk është pajisur me një letër shoqëruese për një terapi që ai duhet të ndjekë apo një ilaç që duhet të përdorë.
Visha theksoi se: ”Në këtë moment që ndodhet Budina kemi një kufizim të lirisë së njeriut. Është paraburgim, është një arrest shtëpiak. Ne kemi vetëm një vjedhje të thjeshtë, e pajisim me kartën e të drejtave të personit të arrestuar. Nuk arrij ta besoj se si një person i infektuar me COVID-19 të mos ketë një kartë dhe me terapinë që duhet ta shoqërojë atë dy javë. Është një problem shumë i madh. Se të jesh në një kufizim, por në këtë moment nga ISHP nuk të vjen një letër shoqëruese që të thotë që zotëri ju duhet të përdorni një ilaç ose diçka. Kjo na shqetëson.”