Lori Hoxhallari, banorja e Big Brother 7 tërhoqi vëmendjen e publikut jo vetëm brenda shtëpisë më të madhe në vend por dhe jashtë saj.
Lori iu fut kokë e këmbë palestrës dhe bëri një trup perfekt, ndërsa në rrjete sociale nuk mungonin pozat e saj seksi.
Mirëpo më vonë, banorja vendosi t’i përkushtohej fesë islame dhe jo vetëm që u mbulua, por edhe u zhduk nga rrjetet sociale.
Gazeta shqiptare sjell disa të reja për Lorin. Bëhet me dije se tashmë ajo është martuar me një të huaj, i cili thuhet të jetë turk.
Për më tepër, Lori është bërë gjithashtu nënë dhe i është përkushtuar me kohë të plotë fëmijës.
Tashmë, jeta e saj është mes Shqipërisë dhe vendit të bashkëshortit, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar.
Gjithashtu, as gjinia e bebushit që ish-banorja ka sjellë në jetë nuk është mësuar.
Së fundmi s’kemi parë asnjë foto të Lorit dhe me siguri ajo ka vendosur t’i mungojë gjatë rrjeteve sociale, për t’iu përkushtuar tërësisht partnerit dhe fëmijës së saj.
