Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Konkurrentja e “She’s on Top” rrëfen mes lotësh dramën e jetës. Më kanë…

19:46 / June 28, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mosha e adoleshencës është një moshë delikate, për faktin se shumë persona bullizohen nga bashkëmoshatarët e tyre. Xhoana, njëra nga vajzat e “She’s on Top”, rrëfeu se është bullizuar nga bashkëmoshatarët, pasi mamaja e saj punonte sanitare.

Xhoana, asokohe adoleshente, e kishte shumë të vështirë për të përballuar të gjithë torturat që i servirën bashkëmoshatarët, që për hir të së vërtetës nuk janë të pakta. “Më kanë prerë flokët, më kanë hedhur në baltë dhe më tallnin gjatë gjithë kohës”, tregon Xhoana. Sfidë për të ishte dhe ballafaqimi me prindërit. Frika e Xhoanës, qëndronte në faktin se dhe prindërit nuk do ta kuptonin, por do ta fajësonin duke i thënë se, “nuk je e zonja”. Megjithatë ajo thotë se gjeti guximin dhe i tregoi atyre.

Xhoana rrëfen se prindërit u mërzitën shumë dhe i premtuan që do të ndryshonin shkollën. Edhe në shkollën e re, bullizimet për të nuk kishin të sosur. “Nuk u rrita kurrë me dashurinë e miqve” tha Xhoana.

“Mami punonte pastruese. Të gjithë në shkollë e morën vesh që mami punonte pastruese. Të gjithë më tallnin. Nuk e dija si të dilja nga kjo situatë sepse të gjithë më tallnin. Unë qaja dhe të gjithë më përqeshnin. Vendosa të ndahesha nga ky grup shoqëror dhe dëshiroja një shoqëri tjetër. Por ato më përndiqnin dhe më tallnin, të njëjtën gjë bënin dhe tek grupi ri që unë krijoja. Situata e parë është që më prenë rrobat dhe nuk dija me çfarë të ikja në shtëpi. Vjen një moment dy nga shokët më shtynë dhe më përplasën në baltë. Jeta mu kthye në ankth. Situata më e dhimbshme është kur më kanë prerë flokët i kisha shumë të gjatë. Unë ulesha në bankë të fundit dhe dy shoqet që kisha shoqe të ngushta më thanë ulu para meje. Unë u ula dy banka dhe ato më prenë flokët. Unë e ndjeva kthej kokën dhe e shikova që më kishin prerë flokët.

Vazhduan të më shanin, qaramane, qurrashe, unë vetëm qaja nga kjo gjë. Kur vendosa t’i tregoja familjes për mua ishte momenti më i frikshëm. Mendova se do të më thoshin nuk je e zonja, për të mbrojtur veten. Babai më tha që do të ndryshojmë shkollën. Edhe pse ndërrova shkollën, vazhdova të bullizohesha , nuk kishte një ndryshim nga shkolla që isha më para. Unë nuk i tregova familjes sepse nuk dëshiroja që t’i mërzisja. Kisha nevojë për shoqërinë siç kishte çdo moshatar i imi. Nuk u rrita me dashurinë e tyre. Nga brenda kisha një forcë por nuk mund të bëja të njëjtën sjellje si ato”, u shpreh Xhoana.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

10:09 / November 3, 2026

“O çuna, a besoni në…”/ Heidi Baci zbulon prapaskenat e “Për’puthen”: Jam afeksionuar me konkurrentët…

20:39 / November 2, 2026

Më e frikshme nuk bëhet! Një dorë e prerë, Heidi Klum nuk njihet me kostumin e Halloween

17:57 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.