Kjo verë ka nisur me një sërë projektesh të reja muzikore të cilat kanë shënuar suksesin e tyre. Por surprizat nuk kanë mbaruar ende, teksa mjaft këngëtarë kanë paralajmëruar projekte të rëndësishme muzikore.
Një prej tyre është dhe Xhensila Myrtezaj e cila po përgatitet të sjellë një tjetër hit veror.
Ka qenë Xhensila ajo që ka nxitur imagjinatën e ndjekësve të saj përmes një videoje ku shfaqet duke u bërë gati.
“Për çfarë po bëhemi gati?” dëgjohet Xhensila teksa pyet vajzat e stafit të saj, ndërsa njëra ia kthen “surpriza e radhës”.
Pak ditë më parë këngëtarja ndau në Instagram një foto ku shfaqej me Endrit Mumajesin dhe Anxhelo Kocin në një studio muzike.
Më pas ajo publikoi një foto me producentin e njohur Mixey, në studion e tij në Kosovë, duke na konfirmuar projektin e radhës pas atij “Paris”.
Ende nuk dihet cili do të jetë titulli i këngës së re dhe nuk kemi një datë publikimi, megjithatë jemi të bindur se ka mbetur shumë pak kohë nga publikimi.
