Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Zyrtarizohet Miralem Pjaniç te Barcelona, katalanasit zbardhin shifrat e blerjes

19:02 / June 29, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Miralem Pjaniç
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Merkato sapo ka nisur, por është thuajse e sigurt se ky këmbim do të jetë më i bujshmi i kësaj vere. Para pak çastesh Barcelona njoftoi shitjen e Artur Melos te Juventusi dhe tani ka ardhur koha të zyrtarizohet ardhja e Miralem Pjaniç në “Camp Nou”.

Boshnjaku do të lërë Juventusin në fund të këtij sezoni dhe do i bashkohet Mesit me shokë për shifrën e 60 milionë eurove, plus 5 të tjerave në formë bonusesh në varësi të paraqitjeve të lojtarit. Siç bëhet me dije,  brenda katër orëve të ardhshme Pjaniç do të firmosë kontratën e re, e cila do e mbajë ballkanasin në Katalonjë deri në verën e vitit 2024. Klauzola e 30-vjeçarit do të jetë plot 400 milionë euro, çka tregon edhe vlerësimin e klubit për të.

Pjaniç largohet pas katër vitesh te Juventusi, ku fitoi gjithçka brenda kufijve të Italisë, por i mungoi një Champions, të cilin tani dëshiron ta fitojë si katalanas. Në të shkuarën mesfushori është aktivizuar me Metz, Olimpik Lion dhe Romën. Ai është një prej lojtarëve më të mirë të kombëtares së Bosnjes.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.