Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi po shijojnë bregdetin e mrekullueshëm shqiptar këtë fund qershori!
Në disa foto të publikuara në Instagram, moderatorja e njohur shfaqet buzë detit, me flokët e lagur dhe shumë natyrale!
Dhe meqë jemi në sezon vere, Ami na kujton të gjithave se këtë sezon janë rikthyer në modë selfiet make up free, kështu që sfida është e hapur!
Menjëherë pas këtij postimi kanë shpërthyer komentet që e lavdërojnë bukuroshen për pamjen e freskët dhe pa pikë rrudhe apo shenje në fytyrë!
“Shqipëria e bukur”, shkruan ajo në postimin e saj në Instagram!