Shefi i kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti apelon për të qenë të ndërgjegjshëm për t’u përballuar me këtë virus të tmerrshëm.
Mjeku ndër të tjera ka theksuar se koronavirusi është sëmundja e shekullit dhe për këtë të gjithë duhet të mësohen dhe të jetojnë me ndërgjegje të plotë për tu mbrojtur nga infeksioni.
Në intervistën e tij për Abc News mjeku kardiokirurg ka treguar dhe përballjen e tij të frikshme para Covid 19, në 2003 ai tregon se është përballur me “babain”, e virusit me SARS COV 1.
Ndërkohë ai thekson se maska është një ndër mjetet mbrojtëse që nuk duhet anashkaluar, dhe pse nuk e redukton 100% rrezikun për tu infektuar.
