Reperja Tayna ka nisur xhirimet për klipin e radhës të cilën mezi po e presim. Ajo ka publikuar në Instagram, në orën 2 të mëngjesit një foto ku shfaqet në sheshin e xhirimeve të videoklipit të saj më të ri, që thuhet se po filmohet në Mitrovicë.
Kënga do të jetë pjesë e “Friends Entertainment” e krijuar nga Cricket, ndërsa paraqitja e reperes i është besuar Donika Locit për veshje.

Kjo e fundit ka qenë pranë Tayna-s mbrëmë dhe ka publikuar gjithashtu disa pamje nga sheshxhirimi, me drita verbuese, por që sërish nuk mundëm të shohim look-un e reperes.
