Familja e Ermal Mamaqit po shijon pushimet këtë fillim korriku! Prej ditësh moderatori dhe bashkëshortja e tij Amarda Toska kanë publikuar pamje nga momentet më të këndshme në rivierën shqiptare, ku nuk mungojnë as udhëtimet me jaht!
Dhe sigurisht e përditësuar për këtë udhëtim është mikesha më e ngushtë e familjes, Elvana Gjata, e cila merr foto e video live nga pushimet në Whatsapp-in e saj personal.
Por për një foto të fundit, ka plasur “sherri” pasi Elvana ka bërë një koment mjaft ngacmues që Ermalit nuk i ka pëlqyer.
Ka qenë Ermali që i ka dërguar asaj një foto me djalin e tij Jolein, ndërsa Elvana ia kthen: “Po Joeli pse del vetëm me qenin në foto”.
“Zbulohen të tjera mesazhe fyese nga @elvanagjataaaa dhe këtë herë në whatcupin personal timin. Edhe gocën time personale ta kisha nuk do e fussha në shpi. Po iki të pi gotën e kosit.
Ja pra miq…”, shkruan Ermali teksa i bën foto bisedës private.