Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Skënderbeu reagon pas dhunës në Fushë-Krujë: Të merren masa ose do rishikojmë vazhdimin e kampionatit!

19:44 / February 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skenderbeu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klubi i Skënderbeut ka dalë me një deklaratë zyrtare për ngjarjet që ndodhën para sfidës ndaj Kastriotit të zhvilluar në Fushë Krujë. Dhuna e shfaqur nga një grup prej 25 personash jashtë stadiumit të cilët sulmuan lojtarët e Skënderbeut kanë sjellë reagimin e klubit korçar që kërkon zbardhjen sa më shpejtë të kësaj ngjarjeje. Duke mos dashur të justifikojë humbjen Skënderbeu kërkon marrjen e masave nga organet kompetente dhe ndërkohë në të njëjtën kohë ka paralajmëruar se do të rishikojë vazhdimin e garës deri në fund të sezonit.

Duke marrë shkas nga ngjarjet e pragndeshjes së sotme, KF Skënderbeu dënon fuqishëm aktet e ndodhura në Fushë-Krujë dhe vendosjen para drejtësisë të personave përgjegjës.

Kemi vënë në dijeni sot të gjithë opinionin futbolldashës me reagimin e përpara fillimit të takimit, ku janë goditur qysh në hyrje tre lojtarë të Skënderbeut. E themi me bindje se ky vandalizëm ndaj nesh ka qenë i mirëogranizuar deri në detaje, aq më tepër në hyrje të stadiumit kur njerëz të paautorizuar janë vërsulur ndaj lojtarëve tanë duke përfituar edhe nga kushtet e papërshtatshme që ka stadiumi ku u luajt edhe ndeshja por edhe nga mungesa e forcave policore apo sigurisë private.

Sigurisht që kjo ngjarje ndikoi edhe në mbarëvajtjen e ndeshjes, por me këtë nuk duam të justifikojmë aspak humbjen që pësuam në këtë takim të javës së 20-të.

Kërkojmë nga Federata Shqiptare e Futbollit sa më parë që të merren masa për incidentin e ndodhur sot në Fushë Krujë dhe parandalimin e këtyre fenomeneve në vijim të sezonit për një mbarëvajtje sa më të mirë të garës.

KF Skënderbeu kërkon me ngulm nga organet kompetente nisjen e hetimeve, zbardhjen e plotë të çështjes dhe evidentimin e autorëve të këtij incidenti të mirëorganizuar paraprakisht, ndryshe Klubi i Futbollit “Skënderbeu” do të rishikojë vazhdimin e garës deri në fund.

Edhe njëherë nuk duam të justifikojmë humbjen, por atë që pa me sytë e vet sot ekipi në takimin ndaj Kastriotit vetëm për futboll nuk mund të flitet më pas.

Në pritje të reagimit të organeve kompetente.

reagon Skenderbe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

 Federata Gjermane i del në mbrojtje trajnerit Nagelsmann pas eleminimit: Ai është njeriu i duhur për të vazhduar

09:51 / June 30, 2026

Përmbysje dramatike, Martineli i shënon në frymën e fundit Japonisë dhe kualifikon Brazilin e Ançelotit

21:18 / June 29, 2026

Përballja që mund të surprizojë Botërorin: Brazili kërkon kualifikimin, Japonia beson se mund të rrëzojë “Seleçaon”

14:05 / June 29, 2026

Kepi i Gjelbër bën histori, kualifikohet për herë të parë në fazën me eliminim direkt

08:17 / June 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.