Evis Mula pas 16 vitesh ka vendosur të flasë për edicionin e parë të Top Fest 1, i cili u drejtua prej saj dhe nisi kështu rrugëtimin e suksesshëm që zgjati mjaft vite.
Por në atë kohë Evisi thotë se ishin emrat e njohur të radios dhe se ajo kishte shkuar për një audicion për Top Select u përzgjodh për Top Fest 1, formatin muzikor për të rinjtë. Evisi thotë se Arbana u tmerrua kur mori vesh se kush do e drejtonte takimin ditor të Top Fest, por në finale tha Evisi ia arriti se nuk e bëri ajo.
“Arbana Osmani u tmerrua atehere se drejtonin radion dhe befas dola unë. Sgurisht helmi doli rrugës sepse finalen nuk e bëra unë. Mbaj mend që ndodhi kështu. Unë e kujtoj me nostalgji të jashtëzakonshme periudhën kur ka qenë Tani drejtues i këtij superinvestimi. Kisha ardhur për një program, Top Select. Ndërkohë Bojken Lako dhe Aldon Lipe që kanë qenë atëherë, që më bëjnë në audicion dhe më hipin te pjesa ku ka qenë podiumi i velinave të fiks fare dhe më thonë improvizo. Kur po shkoja në shtëpi më marrin në telefon dhe më thonë se Tani ka parë audicionin tënd dhe është dashuruar me tipin tënd, do jesh drejtuesja e Top Festit”, tha Evisi e ftuar në Vake Up.
“E paske içik me Arbanën”, i thotë Ori ndërsa Evisi i përgjigjet: Sepse më vjen keq, sepse ka pasur dhe shumë vajza të talentuarara pas meje që kanë gjetur mënyrën për t’ia vënë stërkëmbëshin. Ajo është aty ky është, bravo i qoftë ky kanal ka pas prezantues të mirë se nuk dihet nga shkuan si shkuan, se njerëzit nuk i dinë po arti sa i bukur dhe i thjeshtë duket është jashtëzakonisht i egër dhe sfilitës”, tha këngëtarja dhe sopranoja Evis Mula.
