Aktori i Hollywood-it, Johnny Depp ka mohuar sot se ka goditur ndonjëherë ish-gruan e tij Amber Heard dhe insistonte se ishte ajo që përdorte dhunë ndaj tij, në ditën e parë të gjyqit eksploziv mes tyre për shpifje.
Aktori 57-vjeçar i filmit “Piratët e Karaibeve” akuzon 38-vjeçaren Heard, se e ka goditur me grusht dhe i ka thyer gishtin kur e qëlloi me një shishe vodka.
Ylli i Hollywood-it gjithashtu hodhi poshtë si “të pavërteta” e “të sëmura” akuzat se e ka torturuar dhe abuzuar gruan, me të cilën është ndarë.
Depp tha më tej se nuk beson se ka një karakter ‘imponues, manipulativ apo kontrollues’.
Në një nga deklaratat e tij si pjesë e padisë për shpifje ndaj gazetës britanike “The Sun” aktori thotë se incidentet e dhunshme në avion me Amber ishin diçka e zakonshme.
Depp tha se në një fluturim me avion privat në 2014 apo në fillim të 2015, Heard u bë “verbalisht agresive” me të. Ajo e quante “burrë grua” e “pa karakter” për arsye se “u shmangej sherreve me të”.
Depp tha:“Ajo më pas u bë e dhunshme fizikisht dhe më qëlloi vazhdimisht me grushte. Unë shkova drejt fundit të avionit por ajo më ndoqi dhe më grushtoi përsëri në fytyrë dhe në kokë. Unë e shtyva për t’u mbrojtur. Mora një jastëk dhe e mbylla veten në banjo, ku qëndrova për të gjitha pjesën tjetër të fluturimit. Amber më ka thyer gishtin kur më lëshoi një shishe votka pasditen e 8 marsit.”
Depp është duke paditur gazetën ‘The Sun’ e cila e ka quajtur në një artikull në 2018 “rrahës i grave”.