Këngëtari i dashur për të gjithë Flori Mumajesi paralajmëron surprizën e verës krahas projektit të shumëpritur me Brunon dhe Klajdin.
Ka qenë Flori ai i cili ka publikuar një foto ku shfaqet në studio muzikore duke përgatitur ndonjë projekt të ri.
Kantautori ka publikuar në Instastory foton e tij të realizuar në orët e vona, ndërsa postimin e shoqëron me një pikëpyetje.
Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një këngë solo, apo për bashkëpunimin e përfolur mes dy djemve të Three Doots.

