Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nga imuniteti tek vaksina dhe origjina e virusit/ 5 pyetjet enigmë për koronavirusin!

12:33 / July 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
virus 640x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas 6 muajsh, koronavirusi i ri është ende një enigmë. Një sëmundje misterioze në Wuhan që u shfaq në fund të dhjetorit, e cila më vonë doli të jetë shkaktuar nga koronavirus SarsCov2, ka prekur mbi 10 milionë njerëz në 6 muaj. Pandemia e Covid-19 është shndërruar në krizën më të rëndë të shëndetit publik të 100 viteve të fundit, me mbi 500.000 njerëz të vdekur deri më tani. Por, përkundër asaj që është zbuluar, ka ende 5 pyetje enigmë, si imuniteti, vaksina, origjina e virusit dhe mutacionet e tij.

Pyetja e parë është pse njerëzit reagojnë kaq ndryshe ndaj virusit. Disa mbeten asimptomatikë ndërsa të tjerët zhvillojnë pneumoni të rënda, shpesh të rrezikshme për jetën.

Pyetja e dytë që duhet të marrë një përgjigje është se sa zgjat imuniteti nga Covid. Niveli i antitrupave ndaj virusit mbetet i lartë për dy javë pas infeksionit, dhe pastaj bie. Ndërsa te disa të tjerë, niveli i antitrupave në nivele më të larta zgjat më gjatë. Por ende nuk dihet se sa është niveli i antitrupave i nevojshëm për ta bërë dikë imun, në mënyrë që riinfektimi të jetë i pamundur.

Çështja e tretë janë mutacionet e zhvilluara nga virusi. Të gjitha viruset ndryshojnë dhe SarsCov2 nuk bën përjashtim. Studiuesit po debatojnë për një mutacion në proteinën S të virusit, i cili u shfaq në Evropë në shkurt dhe tani është mbizotërues në botë, që e bën virusin më infektiv, ndryshe nga çfarë ishte menduar.

Pyetja e katërt ka të bëjë me vaksinën. Tani ka rreth 200 vaksina në zhvillim në të gjithë botën dhe për 20 prej tyre po bëhen prova klinike. Testet e para në shkallë të gjerë pritet të fillojnë në muajt e ardhshëm. Studimet kanë treguar që vaksina parandalon infeksionin e mushkërive dhe pneumoninë, por nuk shmang infektimin. Pak të dhëna tregojnë se vaksina mund ta sjellë imunitet ndaj virusit.

Pyetja e pestë dhe e fundit ka të bëjë me origjinën e virusit, që mbetet ende një enigmë e vërtetë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.