Miqësia mes Jessica Mulroney-t dhe Meghan Markle mesa duket ka marrë fund. Mediat e huaja kanë raportuar miqësia se tyrë është prishur pasi Jessica Mulroney-t në një debat virtual me blogeren me ngjyrë Sasha Exeter ka përdorur emrin e dukeshës për t’u shfajësuar.
Mësohet se pasi Markel ka marrë vesh për veprimin e shoqes është ndjerë shumë e fyer duke e bërë që të mos mendohet dy herë për të shkatërruar shoqërinë mes tyre.
“Ekipi i Mulroney-t e ka bërë të qartë se ajo ndihet ‘e lënë në baltë’ nga Meghan dhe ka frikë se i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre shoqërore njëherë e mirë. Ajo është e shqetësuar dhe e shkatërruar, sepse Meghan nuk ka bërë asgjë për ta përkrahur. “Jessica është e tmerruar se gjithçka ka marrë fund.”– është shprehur një burim për mediat e huaja
Gjithashtu burimi tha se Jessica po humbet shumë nga markat me të cilat bashkëpunonte, të cilat e vlerësonin lidhjen e saj me Meghan-in në të kaluarën. Kujtojmë se shoqëria e tyre kishte kishte mbi 10 vjet dhe kjo është një goditje e madhe, për të dyja pasi ata nuk do të kenë më mbështetjen e njëra- tjetrës jo vetëm shoqrore por edhe në karrierë
