E kush nuk e mban mend Tirkën e famshëm të “Zonjës nga qyteti”. Artisti i madh që interperton atë rol Sotiraq Bratko ka dalë tashmë në pension por me një shumë qesharake.
Miku i tij Ilir Jano ka publikuar një mesazh urimi për aktorin duke ironizuar dhe pensionin prej 13.100 lekësh. “Mos u merzit artist i madh…ti ke respektin e mirënjohjen e te gjithëve!!!”, tha ai.
“Ta gezosh pensionin 13.100 lek Sotiraq Bratko!
“Na mbive” ne sy o Tirke… Na mbive në sy Sotiraq Bratko…hapim televizorin, ne filmat shqiptare pothuajse cdo dite TI, ne shfaqjet me te suksesshme te skenës, pothuajse gjithmonë TI, mes miqsh e shokësh, pothuajse gjithmonë TI… i nderuar dhe respektuar, gjithmonë
TI… I vleresuar nga publiku shqiptar, po e po TI…dhe sot qe ke marre statusin e “pensionistit” përsëri mbetesh TI, me syte e qeshur dhe buzen ne gaz…i buzeqeshur, ndonese pensioni yt është 13.100 lek, i buzëqeshur, ndonëse “te mëdhenjtë” lart i kane kursyer titujt për ty…i buzëqeshur, ndonëse “i braktisur” nga ata qe aq shume te afrojnë kur ju duhesh…
I buzeqeshur miku im, sepse TI je ai qe rralle kush behet…je AI qe te gjithë te vlerësojnë, je Sotiraq Bratko i madh i skenes dhe ekranit…
Mos u merzit artist i madh…ti ke respektin e mirenjohjen e te gjitheve!!!”, thekson Ilir Jano.

