Moderatorja Alketa Vejsiu mundohet ta mbajë familjen sa më larg syrit të mediave dhe i shmanget thuajse çdo pyetjeje lidhur me ta, mirëpo zemra e nënës mund të bëjë edhe përjashtime.
Teksa ka shijuar perëndimin pranë të birit në bregdet, ajo s’mund të mos i ndante këto momente kaq të ëmbla me ndjekësit.
Alketa ka filmuar bregun e qetë të detit duke e shoqëruar me një këngë të lehtë, ndërsa pranë saj është ulur i biri.
“O Jeta Ime, O Muzika ime, o Zemra ime! Ka mama çun”- shkruan Alketa krahas videos që na e bëri zili të gjithëve.
