Xhemi Shehu prej më shumë se 15 vjetësh tashmë është pjesë e ekranit të Top Channel ku për shumë vite është moderatore e Portokallisë, por po përflitet se ajo është larguar nga televizioni.
Sipas Anabel.al bukuroshja e ka parë të arsyeshme të shkëputet. Ndonëse nga ana e Xhemit nuk ka ende një reagim, burimet theksojnë se bashkëpunimi është ndërprerë zyrtarisht pasi moderatorja ka firmosur dorëheqjen.
Lajmi i largimit të Xhemit vjen pak kohë pas zërave të pakonfirmuar të largimit të regjisorit Altin Basha dhe të një pjesë të aktorëve të programit të humorit, “Portokalli”.
