“Skulpture”, albumi i ri i Capital T po korr mjaft suksese që në fillim teksa hitet e publikuara janë pritur mirë nga publiku. Por në këtë album nuk ka asnjë bashkëpunim me femër.
Capital T tregon për “Prive” se për të bërë një bashkëpunim niset nga energjia që i jep artisti dhe jo nga fakti nëse kënga do të bëjë bujë apo jo.
“Asnjë femër nuk e kam në album. S’ka pasur ndonjë arsye specifike. Thjesht unë bashkëpunimin nuk e nis veç për faktin për me pas një sukses të caktuar ose në baza të interesave që i kemi. Normal që ti kur e bën një bashkëpunim janë edhe ato, por fillimisht nisem prej energjisë që ma jep ai artist, çfarë raporti kam me të, a më pëlqen si artist. Nuk mundesh me gjet një bashkëpunim në karrierën time me një artist që mua nuk më pëlqen, por që e kam ditur që ka me ndez. Ai bashkëpunim nuk ekziston.”- ka sqaruar Kapo.
